Manual Udhëzues
Vëreni dritaret në të majtë. Ky aplikacion është krijuar në mënyrë të tillë që përdoruesi të kalojë nëpër dritare një pas një, dhe të marrë informacion mbi subjektet për të cilat është i interesuar, dhe të filtrojë të dhënat duke klikuar në tabelat interaktive.
Qëllimi – Përdoruesi mund të shikojë të dhënat përmbledhëse të dhurimeve në nivel shtetëror në Republikën e Shqipërisë në databazën e të Dhënave të Giving Balkans, mbi baza vjetore. Përzgjedhja e vitit, e bërë në këtë dritare, do të jetë viti referues për pjesën tjetër të aplikacionit.
Dhuruesit – i jep përdoruesit një pasqyrë të filantropisë në Shqipëri sipas llojit të dhuruesve dhe llojit të dhurimeve që ata kanë kryer. Përdoruesi prezantohet me totalin e dhurimeve që dhuruesit në Shqipëri kanë kryer. Duke klikuar në tre tabelat e rrumbullakta interaktive përdoruesi bën zgjedhje të cilat ndikojnë në dritaret aktuale dhe të tjera të aplikacionit.
Përfituesit – Sikurse me dritaren Dhuruesit, kjo dritare tregon përmbledhjen e të dhënave relevante të përfituesëve në Shqipëri. Në këtë dritare ekziston një kuti vizuale e shpërndarjes së shumës së dhurimeve të kryera sipas llojit të përfituesit, dhe një tabelë vizuale e kategorive të përfituesëve finalë. Përzgjedhja e llojit të përfituesve në këtë dritare zbatohet edhe në dritaret pasuese.
Dhurimet – Ekzistojnë dy tabela vizuale në këtë dritare. E para ju jep një pasqyrë të përgjithshme të filantropisë sipas llojit të përzgjedhur të dhuruesve dhe përfituesve, kurse tabela e dytë paraqet numrin dhe shumën e dhuruar, sipas qëllimit të dhurimit. Duke klikuar në një nga qëllimet e dhurimit, ju mund të filtroni të dhënat, kjo komandë më pas do të aplikohet edhe në dritaret pasuese.
Gjeografia – Kjo dritare dallon nga dritaret paraprake sepse paraqet të dhëna të detajuara mbi dhurimet dhe shpërndarjen e tyre gjeografike, kurse në dritaret paraprake ju keni mundur të shihni vetëm përmbledhje të dhënash. Të dhënat janë të paraqitura në një hartë interaktive të bashkive të Shqipërisë. Ju mund të përzgjidhni një nga bashkitë duke klikuar në hartë ose duke kërkuar emrin e bashkisë. Të dhënat përkatëse pastaj do të paraqiten në një tabelë poshtë hartës. Duke klikuar në një buton, ju mund të rivendosni përzgjedhjet e klikuara në dritaret paraprake. (Përdoruesit Premium mund të eksportojnë këto të dhëna në formate të ndryshme, përfshirë ato në Excel apo PDF).
CiviGraf – Mjet i avancuar i cili ju mundëson të vizualizoni një rrjet kompleks të donatorëve dhe përfituesve në një mënyrë tërheqëse dhe intuitive. Duke klikuar mbi nyjet në grafik mund të eksploroni rrjetin dhe të gjeni donatorë dhe përfitues potencialë që i përkasin kritereve të ndryshme të përzgjedhura në dritaret e mëparshme. Të gjitha donacionet që lidhen me nyjet e përzgjedhura do të paraqiten në një tabelë poshtë grafikut. (Përdoruesit Premium mund të eksportojnë këto të dhëna në formate të ndryshme, përfshirë ato në Excel apo PDF).
Kërkimi i Thellë – Gërmoni thellë në GivingBalkans duke bërë një kërkim string në të gjitha përshkrimet e donacionit, donatorët dhe përfituesit
Kufizimet e Metodologjisë
Për shkak të mungesës së burimit të informacionit plotësisht të besueshëm për nivelin e dhurimit për qëllime bamirëse në cilindo nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Catalyst Balkans ka zgjedhur mënyra alternative për mbledhjen e të dhënave, duke përdorur kryesisht të dhëna nga media e shtypur, interneti dhe media elektronike, dhe burimet të tjera. Ekzistojnë disa kufizime në këtë metodologji: kjo metodë nuk jep të dhëna gjithëpërfshirëse sepse mediat nuk raportojnë të gjitha rastet e dhurimit dhe bamirësisë, dhe gjithashtu raportet e mediave shpesh nuk japin të dhëna të plota të nevojshme për të gjurmuar zhvillimin filantropik.
Shifrat tona, megjithëse jo të detajuara, sigurojnë një vlerë minimale të treguesve përkatës: numri minimal i rasteve që kanë ndodhur, shumat e parave dhe palët e përfshira. Prandaj, këto të dhëna mund të përdoren si tregues të shkallës minimale të zhvillimit të filantropisë në një vend të caktuar.
Është e vështirë të vlerësohet shkalla e zhvillimit të filantropisë në një mjedis ku nuk mblidhen të dhëna të sakta dhe monitorimi i vazhdueshëm nuk është bërë. Catalyst Balkans prandaj ka krijuar një listë fillestare faktorësh që mund të ndihmojnë në sqarimin e aspekteve të ndryshme të dhurimeve: rastet / iniciativa për dhurime të bamirësisë - metodat e mbledhjes së donacioneve në para të gatshme - temat e dhurimit – pranuesit e donacioneve dhe përfituesit – donatorët – aktorët - dhe mbulimi mediatik.
Aktualisht, indikatorët sasiorë dhe cilësorë të definuar për secilin faktor na japin një bazë shumë të mirë për vlerësimin e gjendjes së filantropisë brenda një vendi të caktuar përgjatë disa viteve.
Sa për vetë të dhënat, databaza e të dhënave e Giving Balkans përditësohet me informacione të reja dhe të sakta në baza ditore - që është një proces i përhershëm.
Raporto një Donacion
Zgjidh Shtetin
Numri i Dhurimeve
Vlera Totale e Dhurimeve
Lloji i Donatorit
Përdorimi i Dhurimit
Nga Diaspora
Dhurues
Lloji i Përfituesve
Shpërndarja e Vlerave të Dhurimit sipas Llojit të Përfituesit
Përfituesi
Dhurimet e dhuruesve sipas llojit të përfituesit
Qëllimi i Dhurimit
Bashkitë
Legjendë
Donator / përfitues i përzgjedhur
Dhuruesit
Përfituesit
Organizata të cilat janë të dy donatorë dhe përfitues
Përzgjidh :Nyja më e mirë e lidhur në rrjet :
Dhuruesi:
Përfituesi:
Njoftim
some text
Shkarkimi i të dhënave më të mëdha se 1000 rreshta është i rezervuar për përdoruesit Premium